
Biografia
Konstandin Kristoforidhi lindi në Elbasan, në vitin 1827 sipas disa burimeve dhe në vitin 1830 sipas të tjerëve. Mësoi në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe e ndihmoi albanologun J. G. von Hahn me gjuhën shqipe. Më pas u bë përkthyes i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj.
Dhiata e Re në përkthimin e tij u shtyp në Stamboll, në gegërisht më 1872 dhe në toskërisht më 1879. Shkroi një gramatikë të toskërishtes (1882) dhe një fjalor të shqipes, që u botua pas vdekjes, në Athinë, më 1904. Rrëfimi Gjahu i malësorëvet, i shkruar më 1884, mbahet si tregimi i parë origjinal në prozë shqipe. Nga viti 1888 jetoi në Elbasan, ku vdiq më 1895.
