
Gjahu i malësorëvet. Hieja e Tomorit
Përshkrimi
Versioni toskë i tregimit të Kristoforidhit, botuar për herë të parë në «Albania» të Faik Konicës më 1902, në tre numra, me alfabetin e revistës. Konica e paraqet si shkrim që «nuke ka qenë i botuar gjer më sot». Gjahtarët e Mark-Shalë-Gjatit nisen për gjah në malin e Tomorit dhe rrugës tregojnë besën e vjetër për Hien e Tomorit. Versioni gegë, shtypur në Korçë më 1930 nga dorëshkrimi i 1884-s, është botuar veçmas (Gjaja e malësorvet). Botim digjital nga skanimet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me tekstin e kthyer nga alfabeti i «Albania»-s në alfabetin e sotëm.