Rreth nesh

Libri shqip, për lexuesit kudo që janë.

Kolibër është libraria elektronike e librit shqip. Librin e merrni për pak sekonda dhe e lexoni menjëherë, në telefon, në kompjuter ose në lexues elektronik, në cilindo vend që jetoni. Nuk keni pse të prisni postën.

Pse e bëjmë

  • Që libri shqip të jetë më afër lexuesve, edhe atyre që jetojnë larg Shqipërisë.
  • Që botuesit të kenë një treg të ri, te lexuesit që lexojnë në ekran.
  • Që puna e autorëve dhe e botuesve të mbrohet nga kopjimi.
  • Që klasikët shqip të lexohen përsëri, të saktë dhe falas.

Çfarë ofrojmë sot

  • Libra shqip në format EPUB, të mbrojtur me Readium LCP. Shfleto librat
  • Aplikacionet Kolibër për iOS dhe Android, leximin në kompjuter me Thorium Reader dhe dërgimin e librave te lexuesit PocketBook.
  • Klasikë të letërsisë shqipe, falas. I transkriptojmë nga skanimet e Bibliotekës Kombëtare, i korrigjojmë dhe i botojmë si libra elektronikë.
  • Për autorët dhe botuesit: një panel ku ngarkojnë librat, vendosin çmimet dhe ndjekin shitjet.

Digjitalizimi

Klasikët i përgatisim me ndihmën e vullnetarëve. Kushdo me një llogari Kolibër mund të korrigjojë faqet e transkriptuara, duke i krahasuar me skanimin, te digjitalizim.koliber.al.

Për autorët dhe botuesit

Botoni me ne, edhe pa botues. Librat shiten si EPUB të mbrojtur me Readium LCP, me shenjën e padukshme të blerësit, dhe lexohen në aplikacionet Kolibër, në Thorium dhe në lexuesit që hapin LCP. Na shkruani te info@koliber.al.

Ilustrimet

Vizatimet që shihni në Kolibër janë të ilustrueses Klaudia Sorra. E gjeni në Instagram.

Na shkruani

info@koliber.al