Botoni në Kolibër
Librat tuaj elektronikë, te lexuesit shqiptarë kudo në botë. Për autorët, edhe pa botues, dhe për shtëpitë botuese.
Na shkruajPër botuesit
Sillni katalogun tuaj. Në panelin e botuesit ngarkoni librat, vendosni çmimet dhe shihni shitjet e shkarkimet, libër për libër.
Na shkruaj si botuesSi funksionon
- Na shkruaniTe info@koliber.al, për librin ose katalogun dhe për të drejtat e botimit elektronik.
- Ju hapim llogarinëNë botues.koliber.al, panelin e autorëve dhe të botuesve.
- Ngarkoni libratSi EPUB, me kopertinën, përshkrimin dhe çmimin që vendosni vetë. Nëse librat nuk i keni në EPUB, ju ndihmojmë t’i konvertoni.
- Libri del në KolibërPasi e shqyrtojmë. Shitjet dhe shkarkimet i shihni në panel.
Çfarë merrni
- Mbrojtje
- Readium LCP, standardi i hapur i mbrojtjes së librave elektronikë. Çdo kopje e blerë mban edhe një shenjë të padukshme që tregon blerësin.
- Lexuesit
- Lexuesit shqiptarë kudo që jetojnë, në aplikacionin Kolibër për iOS dhe Android, në kompjuter me Thorium Reader dhe në lexuesit PocketBook.
- Pagesat
- Lexuesit paguajnë me kartë Visa, Visa Electron, Mastercard ose Maestro, përmes POK.
- Botime të reja
- Kur korrigjoni një libër dhe ngarkoni botimin e ri, blerësit e marrin vetë, me shënimet e tyre të ruajtura.
Më shumë te Pyetjet e shpeshta.