
Gjaja e malësorvet. Hieja e Tomorrit
Përshkrimi
Tregimi i Kristoforidhit, i shkruar në Elbasan më 1884 «në gegënishten pa bashkim zanoresh që flitet në Shqipërinë e Mesme», siç e shënon vetë: gjahtarët e Mark-shalë-gjatit nisen për gjah në malin e Tomorrit dhe rrugës tregojnë besën e vjetër për Hijen e Tomorrit. Mbahet si tregimi i parë origjinal i prozës shqipe. Versioni toskë, që Faik Konica e shtypi i pari në «Albania» më 1902, është botuar veçmas (Gjahu i malësorëvet). Botim digjital nga skanimet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, sipas shtypjes së Korçës më 1930, me tekstin ashtu siç u shtyp; gabimet e shtypit janë ndrequr dhe shënuar veçmas.