
Kryengritja shqiptare
Përshkrimi
Kujtimet e Mihal Gramenos nga çeta e Çerçiz Topullit, ku hyri më 1907 si shkrues e luftëtar: dita për ditë e një çete në malet e Shqipërisë së jugut nën sundimin turk, njerëzit e saj, ndihmat që vinin nga kurbeti, pritat, marrëveshjet dhe programi kombëtar që mbanin në gojë. Një nga të paktat dëshmi shqip të shkruara nga brenda kryengritjes. Botim digjital nga skanimet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me tekstin ashtu siç u shtyp.