Biografia

Albana Shala lindi në Shkodër. Në vitin 1990 përfundoi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Më 1995 studioi për të Drejtën Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Shoqërore (ISS) në Hagë, Holandë, dhe më pas, më 1997, po në këtë institut mori master në Politikat e Zhvillimit. Në vitet 1999-2001 ndoqi programin e mësimit të gjuhës holandeze në Universitetin e Amsterdamit.

Në vitet 1990-1992 punoi si redaktore në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori” në Tiranë. Më 1998-2011 ishte koordinatore programi në fondacionin “Pres Now” në Amsterdam, Holandë. Prej vitit 2011 është koordinatore programi në “Free Press Unlimited”, fondacion holandez që mbështet mediat e pavarura në zona konflikti dhe në vendet në zhvillim. Prej vitit 2014, për dy mandate radhazi, u zgjodh në krye të bordit të IPDC (Programit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Komunikacionit) të UNESCO-s dhe mbetet anëtare e këtij bordi. Prej vitit 2015 është anëtare e bordit të fondacionit “In den Vreemde” (në ndihmë të artistëve në rrezik) dhe që në nëntor të 2019 e drejton këtë bord.

Albana Shala është autore e disa veprave:

Në shqip:

Papa dixhital, 2008, i vlerësuar me çmimin Migjeni nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë më 2009; Parajsa është e portokalltë, 2010; Ngarkesa e fëmijës, 2013; Bisedë me dhjetë miq, 2017

Në holandisht, gjermanisht, anglisht:

De digitale Paus, 2009; Ten conversations with Albanians, 2017

Tregime, poezi e shkrime në përmbledhje: Oost Blok Boek: een reis langs de sporen van het communistische verleden; Een dansje in de regen; Ablak, Literatur und Kritiek, Lichtungen.

Përkthime nga gjuha holandeze:

Romani Darka  me autor Herman Koch, 2016; romani Virgjëresha holandeze me autore Marente de Moor, 2017, romani Uria me autor Jamal Ouariachi, 2020.

Si përkthyes