Kërkesë për fshirjen e llogarisë

Këtu mund të nisni fshirjen e llogarisë Kolibër dhe të të dhënave që lidhen me të.

Për ta fshirë menjëherë llogarinë, hyni në Kolibër dhe kthehuni në këtë faqe. Nëse nuk hyni dot, dërgoni kërkesën për fshirje më poshtë.

Kërkesë për fshirje me asistencë

Kjo kërkesë shkon drejt e te paneli i administratorit. Para se ta fshijmë llogarinë, do të verifikojmë që është e juaja.

Nuk do t’ju kërkojmë kurrë as fjalëkalimin e llogarisë, as të dhënat e kartës.

Çfarë fshihet

Pas verifikimit, fshijmë llogarinë, profilin dhe kredencialet. Fshijmë edhe të dhënat personale që lidhen me llogarinë, si biblioteka e sinkronizuar, progresi i leximit, shënimet dhe listat e ruajtura.

Fshirja është e përhershme. Do të humbni qasjen në bibliotekë dhe në blerjet e llogarisë. Ato nuk mund të rikthehen.

Të dhëna që mund të ruhen

Mund të ruajmë vetëm të dhëna të kufizuara, kur na i kërkon ligji ose kur na duhen për kontabilitet, për të parandaluar mashtrimet ose për të zgjidhur mosmarrëveshje. Këto të dhëna përdoren vetëm për atë qëllim dhe jo për ta mbajtur llogarinë aktive.