Biografia

Sami Frashëri lindi në Frashër në vitin 1850, vëlla i Abdylit dhe i Naimit. Mbaroi gjimnazin Zosimea të Janinës dhe shkoi në Stamboll, ku u bë shkrimtar dhe leksikograf i njohur, me emrin Şemseddin Sâmi. Romani i tij Taaşşuk-ı Tal’at ve Fitnat mbahet si romani i parë origjinal në turqisht. Përgatiti fjalorë të turqishtes dhe të frëngjishtes dhe enciklopedinë Kâmûsü’l-A’lâm, në gjashtë vëllime (1889–1898).

Më 1879 hartoi alfabetin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip dhe më pas shkroi tekste shkollore shqip, si Abetare (1886). Libri i tij Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?, i botuar pa emër në Bukuresht më 1899, u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare. Vdiq në Stamboll më 1904.

Librat në Kolibër