
Biografia
Pedagoge, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, (2012-2016, Zëvendësdekane për Kërkimin Shkencor; 2016-2020 Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë).Vitet e fundit punoi në Prishtinë, Kolegji AAB (2013-2015) dhe në Universitetin e Beogradit, Katedra e Albanologjisë, Fakulteti i Filologjisë (2015-2021). Ligjëron Letërsi antike-shek.XIX, Metodologji të mësimdhënies së letërsisë, Shkrim krijues ,Interpretim letrar. Aktualisht, për vitin akademik 2026-2027 është lektore në Katedrën e Gjuhës Shqipe, Universiteti i Studimeve të Huaja, Pekin.
Mbaroi studimet në degën Gjuhë-Letërsi pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës, 1996. Fitoi një bursë kërkimore në Universitetin e Sofjes (1997-1998) nga Open Society,Bullgari.Me“Balada shqiptare në kontekst ndërballkanik”(2012) fitoi gradën doktore e shkencave. Interesat e saj studimore janë letërsia botërore nga antikiteti deri në shek. XIX, letërsia gojore e poezia, teoria e baladave e këngët popullore etj.
Prej vitit 2019 është anëtare e Komisionit Kombëtar të Baladave, komision i përhershëm i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Prej vitit 2016 është anëtare e InASEA (International Association for Southeast Europian Anthropology). Prej vitit 2012 është anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Baladave KfV. Është autore e dhjetëra artikujve studimorë dhe e monografisë “Balada, nga oraliteti në letërsi”, 2020, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fituese e çmimit Dora D’Istria për gratë e vajzat në shkencë.
Punoi si reportere, redaktore e kryeredaktore 1993-2013 në gazetat më të rëndësishme kombëtare, në revistsa e në Radio Tirana, (2008-2013 gazetare e lirë). Punoi në shumë projekte ndërkombëtare (UNEP, Forbes, The Guardian, BBC etj) dhe u nderuar me çmime.
Është një poete e njohur e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ka botuar tre vëllime poetike, dy prej të cilave shqip-anglisht. Ka botuar një vëllim poetik italisht-shqip në Itali. Poezitë e saj janë botuar në 18 gjuhë në revista letrare dhe antologji dhe janë prezantuar në 20 vende të botës, në festivale, koloni letrare, konkurse e lexime në publik. Është fituese e disa çmimeve letrare brenda e jashtë vendit. Përkthen në shqip poetë botërorë bashkëkohorë.