
Biografia
Ndre Mjeda lindi në Shkodër në vitin 1866 dhe u shkollua te jezuitët. Nga viti 1880 studioi jashtë vendit, në Francë, në Spanjë, në Kroaci dhe në Itali, dhe në këto vite shkroi vjershën e njohur “Vaji i bylbylit”. Dha mësim muzike në Kremonë, studioi teologji në Krakov dhe më 1898 doli nga urdhri i jezuitëve.
Më 1901 themeloi në Shkodër shoqërinë “Agimi”, me alfabetin e vet, dhe më 1908 e përfaqësoi në Kongresin e Manastirit. Ishte anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës dhe deputet në Parlamentin shqiptar. Vëllimi Juvenilia doli në Vjenë më 1917. Pas vitit 1924 ishte famullitar i Kukëlit dhe nga viti 1930 dha mësim shqipe në kolegjin e jezuitëve në Shkodër, ku vdiq më 1937.