Biografia

Migjeni, me emër Millosh Gjergj Nikolla, lindi në Shkodër në vitin 1911. Emrin letrar e formoi nga rrokjet e para të emrit, të atësisë dhe të mbiemrit: Mi-llosh Gje-rgj Ni-kolla. Mësoi në Shkodër, në Tivar dhe në Manastir, ku mbaroi seminarin ortodoks më 1932. Më 1933 u emërua mësues në Vrakë, pranë Shkodrës, dhe më 1936 drejtor i shkollës së Pukës.

Prozën e parë e botoi më 1934, në revistën Illyria. Shkroi rreth njëzet e katër skica në prozë dhe një vëllim me vjersha, Vargjet e lira. Botimi i parë i tyre, më 1936, u ndalua dhe nuk qarkulloi. Libri doli më 1944, në Tiranë. Sipas albanologut Robert Elsie, me Migjenin nis poezia bashkëkohore shqipe. I sëmurë me tuberkuloz, në fund të vitit 1937 u nis për t’u kuruar në Itali dhe vdiq në Torre Pellice më 1938.

Librat në Kolibër