Biografia

Filip Shiroka lindi në Shkodër në vitin 1859 dhe u shkollua te françeskanët, ku pati mësues Leonardo De Martinon. Vjershën e parë, “All’Albania, all’armi, all’armi!”, e botoi në italisht, në gazetën Osservatore Cattolico të Milanos. Pas disfatës së Lidhjes së Prizrenit, më 1880 la Shqipërinë dhe punoi si inxhinier hekurudhash në Egjipt dhe në Liban.

Shumicën e vjershave shqip i shkroi midis viteve 1896 dhe 1903 dhe i botoi te Albania e Faik Konicës dhe te gazetat shqiptare të Egjiptit, me pseudonimet Geg Postrippa dhe Ulqinaku. Të mbledhura, ato dolën në libër vetëm më 1933, në Tiranë, me titullin Zâni i Zêmrës. Vdiq në Bejrut më 1935.

Librat në Kolibër