Biografia

Faik Konica lindi në Konicë, asokohe në Sanxhakun e Janinës, në vitin 1875. Mori mësimet e para në kolegjin e jezuitëve në Shkodër, më pas në liceun e Gallatasarajit në Stamboll dhe pastaj në Francë, ku më 1895 u diplomua për letërsi në Universitetin e Dijonit dhe vijoi studimet në Collège de France. Më 1897 nisi në Bruksel revistën Albania, e cila nga viti 1902 e vazhdoi botimin në Londër, deri më 1909. Shumë prej shkrimeve aty i nënshkroi me emrin Trrank Spiro Beg.

Më 1909 shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku drejtoi gazetën Dielli dhe qe ndër themeluesit e federatës “Vatra” (1912), të cilën më 1921 e kryesoi. Nga viti 1926 deri më 1939 qe ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington. Me kritikën, esetë dhe rrëfimin satirik të papërfunduar, Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, mbahet si një nga mjeshtrit e prozës shqipe. Vdiq në Uashington më 1942.

Librat në Kolibër