Biografia

Asdreni, me emër Aleksandër Stavre Drenova, lindi në Drenovë të Korçës në vitin 1872. Mbeti jetim i vogël dhe më 1885 shkoi te vëllezërit në Bukuresht, ku punoi që fëmijë dhe mësoi kryesisht vetë. Në Rumani u lidh me lëvizjen kombëtare: më 1905 dha mësim në shkollën shqipe të Kostancës dhe më 1906 drejtoi degën e Bukureshtit të shoqërisë “Dija”. Nga viti 1922 ishte sekretar i konsullatës shqiptare në Rumani.

Botoi tri vëllime me poezi: Reze djelli (1904), Ëndra e lotë (1912) dhe Psallme murgu (1930). Vjersha e tij “Betimi mbi flamur”, e botuar më 1912, u bë teksti i himnit kombëtar, “Himni i Flamurit”. Vdiq në Bukuresht më 1947.

Librat në Kolibër