Biografia

Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë në vitin 1866. Mësoi në Aleksandri, në liceun francez, dhe studioi drejtësi në Universitetin e Gjenevës. Pas studimeve u kthye në Egjipt dhe punoi si avokat në Kajro. Atje u bë një nga zërat e kolonisë shqiptare: më 1898 shkroi për alfabetin latin në revistën Albania, kurse më 1902 ishte anëtar aktiv i shoqërisë “Vëllazëria”.

Baba-Tomorri, vëllimi i tij me vjersha i botuar në Kajro më 1902, pati sukses të menjëhershëm: që nga Naim Frashëri, asnjë libër me poezi shqip nuk ishte pritur kaq mirë. Shkroi edhe tragjedinë në vargje Burr’ i dheut, për Skënderbeun, dhe komedinë Pas vdekjes. Vdiq në Heliopolis, pranë Kajros, më 1930. Eshtrat iu sollën në Shqipëri më 1958.

Librat në Kolibër